Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës se ka filluar periudha e votimit përmes postës.
Periudha e votimit përmes postës
2 – 12 shkurt 2021
Si plotësohet fletëvotimi?
Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.
Në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org te linku: “Votimi Përmes Postës” mund ta gjeni fletëvotimin dhe broshurën me emrat e kandidatëve për secilin subjekt politik.
Si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?
- Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.
- Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës
Votimi Përmes Postës
Posta nr. 6, Kutia Postare 351
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar. Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen!
Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 12 shkurt 2021.
*Artikull i sponsorizuar