Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim është takuar këtë të enjte me ish kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, teksa parlamenti sot kaloi me shumicë votash marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.
Por teksa politika vijon ende të krijojë përplasje, takimi mes Kim e Topallit ka tërhequr vëmendjen. Kujtojmë se Jozefina Topalli rezulton të jetë një ndër emrat më të lakuar nga baza demokrate e Shkodrës, për të qenë vitin e ardhshëm kandidate për deputete e qarkut që ajo ka përfaqësuar prej vitesh.
As Kim e as Topalli nuk kanë bërë të ditura detaje nga takimi i tyre. Kujtojmë se që prej vitit 2017 Topalli është larguar nga politika aktive dhe mbetet një ndër kritiket më të hapura të liderit demokrat Lulzim Basha.