Anulohet festivali “Sunny Hill”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” kanë njoftuar zyrtarisht se edicioni i sivjetmë, i paraparë të mbahej në gusht, nuk do të mbahet për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Në një njoftim publik, organizatorët kanë thënë se festivali do të vazhdojë me edicionin e ri në vitin 2021.

“Me zemër të thyer duhet të konfirmojmë që Festivali Sunny Hill 2020 nuk do të mbahet këtë gusht, për shkak të krizës globale të paprecedent, të shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Ata kanë thënë se “mezi presim të takohemi sërish në gusht të 2021-s, me shumë gjëra të mrekullueshme që na presin”.

“Sunny Hill Festival” ka sjellë në Kosovë në edicionet e shkuara yje botërore si Miley Cyrus, Gashi, Calvin Harris e Dua Lipa.

Share This Article