Man City rivalizon Juventusin, bën ofertë për Locatellin

 84 total views,  1 views today

Klubi anglez, Manchester City thuhet se e ka bërë prioritet të transferimeve mesfushorin e Sassuolos, Manuel Locatellin, i cili pëlqehet shumë edhe nga Juventusi.  

23-vjeçari italian është bërë një nga mesfushorët kryesorë të Serie A viteve të fundit, duke shkëlqyer me fanellën e Sassuolos.

Paraqitjet e tij të mira dhe ftesa në disa ndeshje me Italinë kanë bërë Juventusin dhe ish-klubin e tij, Milanin, të interesohen për një lëvizje.

Megjithatë, tani për transferimin e Locatellit ka konkurrencë të fortë edhe nga Manchester City.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Manchester City e ka bërë yllin e Sassuolos shënjestrën e tyre kryesore të transferimeve në mesfushë.

Drejtuesit e Qytetarëve thuhet se kanë bërë tashmë ofertë prej 30 milionë funtesh apo 34 milionë eurosh për shërbimet e Locatellit. 

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •