Basha: Bashkuam forcat për të sjellë ndryshimin në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read

Pak orë pasi firmosi marrëveshjen për koalicionin paszgjedhor me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se, bashkimi i forcave u bë për të sjellë ndryshimin më 25 prill.

Përmes një foto-postimi në Facebook, lideri i opozitës shprehet i bindur se zgjedhjet parlamentare do të largojnë Edi Ramën, ndërsa premton se do të punojë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Lulzim BashaSot bashkuam forcat, të sigurt për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Më 25 Prill ne premtojmë se Rama do të ikë dhe do të fillojmë të punojmë për qytetarët e Shqipërisë! 

Share This Article