Behrami pranon se u frikësua pasi u infektua me koronavirus

 125 total views,  1 views today

Mesfushori kosovar Valon Behrami ka pranuar se ishte shumë i frikësuar pasi Genoa u përball me COVID-19, në të cilin klub u infektuan 22 persona, përfshirë reprezentuesin e Zvicrës.

17 futbollistë kishin rezultuar pozitivë në klub, duke bërë që ndeshja ndaj Torinos të shtyhet.

https://if-cdn.com/C5MX3zo?v=1&app=1

“Ky është virus që ka prekur miliona njerëz e më shumë se 36 mijë kanë vdekur vetëm në Itali. Nuk mund të ndihemi fajtor që kemi marrë virusin, pasi puna jonë lidhet me kontakte dhe udhëtime, andaj mund t’i ndodhë kujtdo. Ishin ditë të vështira”, ka thënë ai për “SkySport Italia”. “Isha i frikësuar. Frikë për shkak se mos nuk do të isha mirë, mos do t’i infektoja më të dashurit, sepse të qenit futbollist nuk është shqetësimi primar”.

Genoa do t’i kthehet fushës së blertë të hënën për përballjen me Veronan.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •