Përfaqësuesit e PD-së sulmohen nga punonjësit privatë në landfillin e Sharrës (Video)

 4,301 total views,  1 views today

Dy prej përfaqësuesve të PD-së janë sulmuar dhe penguar të bëjnë një denoncim në landfillin e Tiranës, nga punonjësit e kompanisë private.

Belind Këlliçi e zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, nuk janë lejuar të kryejnë filmime denoncuese pranë rrugës ku ndodhet landfilli, me argumentin se është ‘pronë private’.

Përfaqësuesit e PD-së thanë në një denoncim në selinë blu, se ata madje janë ndjekur nga disa makina private, derisa janë larguar nga zona ku ndodhet landfilli i Sharrës.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •