Besimtarët islamë sot falën namazin

albnews
By
1 Min Read

Besimtarët myslimanë u mblodhën mëngjesin e kësaj të martë për faljen e namazit të Fitër Bajramit.

Falja e namazit ka nisur në ora 05:36, të cilës i priu Vedat ef. Sahiti-këshilltar i Myftiut të Kosovës, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Pas tridhjetë ditë agjërimi besimtarët myslimanë gjithandej botës festojnë Bajramin.

Share This Article