Bullgari, dëbohen dy diplomatë rusë me dyshimin për spiunazh

 742 total views,  1 views today

Ministria e Jashtme bullgare u ka dhanë 72 orë kohë për të lënë vendin dy diplomatëve rusë, të cilët akuzohen për spiunazh.

Sipas prokurorisë bullgare, nga viti 2016 të dy diplomatët mblidhnin informacione në lidhje me objektet ushtarake bullgare, çka përbën një sekret shtetëror.

Të dhënat e mbledhura, sipas prokurorëve i transferoheshin shërbimeve sekrete ushtarake ruse në Moskë.

Ata paguanin tarifa te qytetarët bullgarë me qasje në informacion ushtarake.

Procedura e hetimit kundër shtetasve rusë është pezulluar sepse gëzojnë imunitet diplomatik. Dy diplomatët ishin të punësuar pranë ambasadës ruse.

”Rusia rezervon të drejtën për të marrë masa reciproke”, tha në një deklaratë ambasada ruse në Sofje, sipas së cilës “nuk u siguruan prova se dy diplomatët u morën me veprimtari të papajtueshme me statusin e tyre”.

Bullgaria, anëtare e NATO-s që nga viti 2004 dhe e Bashkimit Europian që nga viti 2007, tradicionalisht mban marrëdhënie të ngushta politike dhe ekonomike me Moskën.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •