Dendias dhe Osmani diskutojnë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, u takua me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një vizitë në Athinë.

”Diskutimet e tyre u përqëndruan në çështje bilaterale, duke adresuar efektet e pandemisë dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, sipas një postimi të Ministrisë së Jashtme greke në Twitter.

Pas takimit të tyre, të dy ministrat e Jashtëm do të nënshkruajnë tre memorandume bashkëpunimi.

Ato mbulojnë fushat e arsimit diplomatik, mbrojtjes civile, si dhe një tjetër midis ”Enterprise Greece” dhe organizatës përkatëse të Maqedonisë së Veriut, ”Invest North Macedonia”. 

Share This Article