Anglia mposht Francën 6-4 dhe siguron vendin e tretë në Botërorin 2026

Share

Kombëtarja e Anglisë ka triumfuar ndaj Francës me rezultat 6-4 në kuadër të ndeshjes për vendin e tretë më të mirë të Kampionatit Botëror 2026.

‘Tre Luanët’ u treguan tejet të frikshëm në pjesën e parë, të cilën arritën të mbyllën me rezultat të thellë 4-0.Golat për Anglinë në këtë ndeshje i realizuan Declan Rice, Ezri Konsa, Bukayo Saka (x3) si dhe Jude Bellingham.

Mbappe realizoi edhe golin e tretë për ta marrë epitetin e golashënuesit më të mirë në histori të Botërorit (66’).

Franca kishte rastin për ta barazuar rezultatin por Michael Olise dëshpëroi duke humbur raste nga afërsia. Fytyra tragjike rezultoi të jetë Gusto me një ndërhyrje brenda zonës, ku gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Saka, që edhe e kompletoi het-trikun si dhe vulosi fitoren (87’).

E tëra që bëri Franca ishte goli i fundit në ndeshje falë Ousmane Dembeles (90+6′).

Në minutën e fundit, kur Franca po sulmonte, Anglia zhvilloi edhe një kundërsulm me Jude Bellingham që realizoi eurogol për ta mbyllur përfundimisht ndeshjen (90+8′).

Kësisoj, Anglia e fiton medaljen e bronztë kurse finalja e madhe do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00 mes Spanjës dhe Argjentinës.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit