Ekipet e Kosovës në CS:GO dhe DotA 2 arrijnë në “play-off” e Kampionatit Botëror

albnews
By
1 Min Read

Disa të rinj po e përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Kampionatin Botëror të E-Sports për lojërat CS:GO dhe DotA 2, i cili organizohet nga Federata Botërore IESF.

Te dyja ekipet e Kosovës kanë arritur edhe një sukses të jashtëzakonshëm në turneun që po mbahet në Izreal.

Kosova në CSGO dominoi grupin B duke kaluar në Playoffs. Gjithashtu të njëjtin sukses e ka arrit edhe ekipi në Dota2.

“Super performancë nga djemtë dhe shpresojmë të vazhdojmë me fitore edhe nesër”, ka njoftuar Federata Esports Kosova.

Theksojmë se Federata e Kosovës në Esports priten të pranohet me të drejta të plota në Asamblenë Botërore.

Ndryshe, kryetari dhe nënkryetari i Federatës, Altin Preniqi dhe Besnik Thaçi, kanë shfrytëzuar rastin t’i falënderojnë mbështetësit dhe Ministrinë e Sportit për përkrahje financiare. 

https://www.facebook.com/feSKosova/posts/271558891580631
https://www.facebook.com/feSKosova/posts/271557271580793
Share This Article