Eurostat: Popullsia evropiane në rënie, Italia më keq, në vendin e dytë Franca

albnews
By
1 Min Read

Pas rënies së parë në vitin 2020, popullsia evropiane, vazhdoi të ulet edhe në vitin 2021, duke kaluar nga 447 milionë më 1 janar 2021 në 446.8 milionë më 1 janar 2022.

Sipas të dhënave të zyrës evropiane të statistikave, Eurostat, rënia më e keqe – 253 000 banorë u regjistrua në Itali, e ndjekur nga Franca me – 185 900 dhe Polonia -185 800 banorë.

Ndryshimet natyrore negative, që janë më shumë vdekje sesa lindje, e kaluan migrimin neto pozitiv për vitin e dytë, me shumë gjasa për shkak të ndikimit të pandemisë, shpjegon Eurostat.

Share This Article