Fotoja që jep shpresë për fatin e Eriksenit

albnews
By
1 Min Read

Një incident trishtues ka ndodhur në ndeshjen e grupit B në Kampionatin Evropian, mes Danimarkës dhe Finlandës.

Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen ka humbur ndjenjat në fushë.

Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, dyshimet e para janë se mund të ketë pësuar sulm në zemër. Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën “ringjallje kardiopulmonare”.

Ndeshja është suspenduar edhe zyrtarisht.

Megjithatë, mediet angleze po raportojnë se Eriksen ka dalë i gjallë nga stadiumi dhe se është duke u trajtuar në emergjencë.

Po ashtu, atij i është realizuar një foto, e cila po quhet “fotoja e shpresës” për fatin e Eriksenit. 

Share This Article