Antonio Conte pranë stolit të Manchester United

 332 total views,  1 views today

Antonio Conte mund të jetë trajneri i ri i Manchester United. Italiani figuron si kandidati më i fortë për të marrë vendin e Solskjaer. Ky i fundit ka humbur besimin e futbollistëve dhe tifozëve, ndërsa rezultatet e fundit tregojnë se asgjë nuk po shkon mirë te djajtë e kuq.

Por mediat britanike zbulojnë se Ronaldo është kundër një trajneri italian në pankinë. Portugezi nuk e pëlqen mënyrën sesi ata zgjedhin që të luajnë ose për të qenë më të saktë, nuk i përshtatet. Skema e Conte-s kërkon më shumë intesitet, ndërsa Ronaldo në moshën 36-vjeçare e sheh të vështirë për ta prodhuar dhe për këtë arsye nuk e dëshiron trajnerin italian. /Sport Ekspres