Historike/ 41 gradë Celsius temperatura në Londër

albnews
By
1 Min Read

Për herë të parë në historinë e saj, që kur ka nisur matja e temperaturave të ajrit, Londra ka shënuar 41 gradë celsius.

Siç edhe duket në foto, temperaturat kanë arritur nivele të papara më herët.
Ditët e fundit kanë qenë me temperatura të larta në Britaninë e Madhe, por 41 gradë është shënuar vetëm ditën e sotme në zonën e Wembleyt.

Shërbimet mjekësore dhe ata të Metrologjisë kanë shpallur gjendjen e emergjencës në Britaninë e Madhe për shkak të temperaturave të pazakonta që kanë përfshirë ishullin.

Share This Article