Hoxhaj: Liturgjia në kishën në Prishtinë u mbajt me leje të qeverisë

 206 total views,  1 views today

Lidhur me mbajtjen e liturgjisë serbe në Kishën Ortodokse në Prishtinës ka reaguar u.d.i kryetarit të PDK-së Enver Hoxha i cili ka thënë se kjo lituri u mbajt me leje të qeverisë së Kosovës.

“Liturgjia e Kishës Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës u bë sot me lejen dhe dijeninë e plotë të qeverisë së Kosovës. Kurrë nuk mund të sigurohej ardhja e ipeshkvit Teodosije dhe pelegrinëve serbë pa lejen, ofrimin e sigurisë dhe mbështetjes politike nga Qeveria. Prandaj, sot, fatkeqësisht u kërcënua karakteri i shtetit të Kosovës dhe u hapën tema të reja në dialogun me Serbinë që do të konfirmohen në takimin e 15 qershorit mes Kurtit dhe Vuçiqit” ka shkruar Hoxhaj.

Kjo liturgji sipas Hoxhajt është më së paku është fetare.

“ Gjithçka rreth saj është politike, që për qëllim ka vetëm shtrembërimin e historisë, të vërtetës dhe arsyetimin e një regjimi gjenocidial si ai i Millosheviqit. Gërmadha e ngritur dhe e papërfunduar në kohën e okupimit, duhej të trajtohej si e tillë – një projekt tjetërsimi shovenist ndaj shqiptarëve që u ndal dhe nuk përfundoi asnjëherë. Por jo, 22 vite pas luftës, kur plagët e dhimbjes nga lufta janë ende të hapura, të organizohet me lejen e plotë të qeverisë Kurti,një liturgji që është thellësisht politike, është e dhimbshme dhe e papranueshme”.

Kisha Ortodokse Serbe ka mbajtur liturgji fetare këtë të enjte në kishën e papërfunduar në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës.

Kjo është hera e parë që mbahet liturgji në këtë kishë pas luftës. Sipas mediumit serb RadioKim, për herët të fundit liturgji në këtë kishë ishte mbajtur më 1998.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •