Kina ekzekuton 4 kanadezë për krime droge

albnews
By
2 Min Read

Katër shtetas kanadezë janë ekzekutuan në fillim të këtij viti në Kinë për akuza të lidhura me drogën.

Të gjithë ata ishin me nënshtetësi të dyfishtë, teksa identiteti i tyre është mbajtur i fshehtë me kërkesë të familjeve, u tha gazetarëve të mërkurën ministrja e jashtme e Kanadasë, Mélanie Joly.

Një zëdhënës i ambasadës kineze në Kanada tha se provat për krimet e shtetasve kanadezë ishin “të forta dhe të mjaftueshme” dhe i kërkoi Kanadasë “të ndalojë së bëri komente të papërgjegjshme”,.

Ambasada kineze shtoi gjithashtu se Pekini kishte “garantuar plotësisht të drejtat dhe interesat e shtetasve kanadezë në fjalë” dhe i kërkoi qeverisë kanadeze të respektojë “sovranitetin gjyqësor të Kinës”.

Kina nuk e njeh shtetësi të dyfishtë dhe mban një qëndrim të ashpër ndaj krimeve të drogës.

Joly tha se ajo i kishte ndjekur rastet nga afër për muaj të tërë dhe ishte përpjekur me zyrtarë të tjerë, përfshirë ish-kryeministrin Justin Trudeau, për të ndaluar ekzekutimet.

Në një deklaratë për mediat kanadeze, zëdhënësja e Global Affairs Canada, Charlotte MacLeod tha se Kanadaja ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për mëshirë për këta individë në nivelet më të larta dhe mbetet e palëkundur në kundërshtimin e saj ndaj përdorimit të dënimit me vdekje në të gjitha rastet.

Kina parashikon dënimin me vdekje për krimet e rënda, duke përfshirë ato që lidhen me drogën, korrupsionin dhe spiunazhin. Ndërsa numri i ekzekutimeve mbahet sekret, grupet e të drejtave të njeriut besojnë se Kina ka një nga normat më të larta të ekzekutimeve në botë.

Share This Article