Kosovë, 5 viktima dhe 237 raste të reja

albnews
By
1 Min Read

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe pesë viktima dhe 237 raste të reja me koronavirus, ndërkohë janë shëruar 139 pacientë.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 2.995, derisa komuna e Prishtinës shënon numrin më të madh të të infektuarve.


Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë, thotë se më shumë se 400 punëtorë shëndetësorë janë të infektuar me koronavirusin e ri.

Federata aktualisht është duke kërkuar urgjentisht të bëhen teste më shumë te punëtorët shëndetësorë të cilat janë të vetizoluar në mënyrë që siç theksohet, situata të jetë nën kontroll.

Share This Article