Kryeministri i Moldavisë jep dorëheqje

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i Moldavisë, Ion Kiku, ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të shtetit.

Kiku, ish-ministër i Financave, nuk ka shpjeguar se pse e ka marrë një vendim të tillë, raporton Reuters, transmeton Express.

Parlamenti i Moldavisë e votoi atë si kryeministër në nëntor të vitit të kaluar, së bashku me një qeveri të përbërë kryesisht nga ministra të mbështetur nga presidenti i mbështetur nga Rusia, Igor Dodon.

Share This Article