Kukësi rikthehet në hartën e kuqe të Covid

 2,374 total views,  2 views today

Kur kanë kaluar disa javë pa raste të reja me Covid-19, Kukësi është rikthyer në hartën e zonave të kuqe.

Në dy ditët e fundit janë identifikuar katër raste në Kukës dhe 11 në Has, e kjo sipas drejtorit të njësisë vendore të shëndetësisë Hasan Halili lidhet me ardhjen e emigranteve për pushime, ku pjesa më e madhe e tyre janë nga Anglia.

Drejtori Halilaj tha se po punohet për sensibilizimin e banorëve për t’iu nënshtruar procesit të vaksinimit si e vetmja mundësi e mbrojtjes por edhe parandalimit për përhapjen e Covid. Ai solli në vëmendje fenomenin e një familje të Kukësit që iu nënshtrua testit PCR, dhe pas rezultatit kryegamiljari i vaksinuar doli negativ ndërsa bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët rezultuan pozitivë dhe janë të pavaksinuar.

Drejtori i NJVKSH Halilaj, u shpreh se në të gjitha qendrat shëndetësore ka kontingjent të mjaftueshëm vaksine dhe në fshatra po aplikohet vaksinimi derë me derë.

Rënien e interesit qytetar e lidh me mungesën e ndërgjegjësimit qytetar për t’u vaksinuar duke theksuar se nuk jemi në luksin e përzgjedhjes së llojit të vaksinës. Që nga nisja e këtij procesi, në Kukës janë vaksinuar më shumë se 12 mijë qytetarë ose rreth 1/4 e popullsisë në bashkinë e Kukësit.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •