Kurti bisedë telefonike me Escobar: Zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Bazike

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar këtë të hënë një bisedë telefonike me Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Rëndësia e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj ka qenë tema e dikuskutimit mes palëve.

Nga ana e tij, Kryeministri shprehu gatishmërinë për t’u angazhuar aktivisht në takimin e nivelit të lartë politik të së enjtes në Bruksel.

Kurti falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Më 14 shtator, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel do të mbahet rundi i ri i dialogut në nivel të lartë

Share This Article