Liga e Evropës, sonte kompletohen çiftet çerekfinaliste

albnews
By
1 Min Read

Garat evropiane u kthyen në ekranet e tifozëve të mërkurën, me katër ndeshje të fazës së 1/8 të finales të Ligës së Evropës, ndërsa sonte do të zhvillohen edhe katër ndeshjet e tjera të mbetura nga kjo fazë.

Manchester Unitedi, Interi, Shakhtar Donetsk dhe Copenhagen e siguruan të mërkurën një vend në çerekfinale të Ligës së Evropës, ndërsa sot të njëjtin synim edhe katër klube të tjera.

Njëjtë si të mërkurën, edhe e enjtja i sjell dy ndeshje në orën 18:55 – Bayer Leverkusen kundër Rangers dhe Sevilla kundër Romës – dhe dy ndeshjen në orën 21:00 – Basel kundër Eintracht Frankfurtit dhe Wolves kundër Olympiacos Piraeus.

Kampioni në fuqi i këtij trofeu është Chelsea, ndërsa klubi me më së shumti tituj të Ligës së Evropës të fituara është Sevilla, që është në garë edhe këtë sezon.

Share This Article