Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 9 raste të tjera dhe asnjë viktimë nga COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 155.931, ndërsa numri i viktimave mbetet 5.487.
Gjatë ditës së fundit, 53 pacientë të tjerë fituan betejën kundër COVID-19, duke e çuar në 150.223 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 932.513 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.973 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 221.