Tri persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nga 1.091 teste të kryera.
Asnjë rast i vdekjes nuk është regjistruar në këtë periudhë kohore.
Gjithsej janë shëruar dy persona, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 105.538.
Rastet aktive në vendin tonë janë 104.