I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, deputet I dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Ervin Salianji, ka komentuar marrëdhëniet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi thuhet se pas zgjedhjeve janë krisur disi.
Salianji është shprehur se platforma për demokraci e propozuar nga Kryedemokrati Lulzim Basha, përfshin edhe parti të tjera opozitare, duke lënë të nënkuptohet që do të jetë edhe LSI.
Ai shton se përballë një regjimi që kontrollon botën e krimit ka shumë mundësi për të bashkëpunuar me parti të tjera.
“Propozimi i bërë në Kuvendin Kombëtar, i kaluar dhe i miratuar, dy element më ranë në sy të fjalimi i Bashës, reforma për demokracinë që zgjeron hapësirën për t’u përfshirë me formacione të tjera politike dhe grupe sociale të ndryshme dhe shoqata dhe parti të tjera, nëse mund kenë diferenca programore, për shkak të situatës që jemi, në kushtet e instalimit të një regjimi që kontrollon botën e krimit, botën e oligarkisë, burimet natyrore dhe pasuritë në këtë vend, kështu që nuk shoh që mund të mbyllet por që mund të hapet, kështu që për këtë arsye nuk e shoh që të ketë marrë vëmendjen e duhur.
Kjo hap më shumë mundësinë për të bashkëpunuar me parti të tjera politike. Ne jemi në një proces të brendshëm, në shtator do jemi të gatshëm për përballjen me regjimin.”