Kylian Mbappe ka folur para startit të Euro 2020.
Franca është pjesë e grupit F në Euro 2020. Kundërshtarët janë Gjermania, Portugalia dhe Hungaria. Takimi i parë luhet më 15 qershor ndaj “Pancerave”.
Mbappe e konsideron sfidën kundër Gjermanisë si më të vështirën, derisa është i befasuar se si kampionët përfunduan në një grup.
“Dueli më i fortë i grupit do të jetë kundër Gjermanisë, pasi është ndeshja jonë e parë në Euro 2020. Janë një skuadër e mbushur me lojtarë të rinj dhe shumë ambiciozë. Përveç kësaj, atyre u është rikthyer edhe Thomas Muller”, u shpreh Mbappe.
“Duhet të japim 100% ndaj çdo kundërshtari, përndryshe nuk mund ta realizojmë objektivin për ta mbyllur grupin në vend të parë. Ndodhen bashkë në një grup ekipi kampion i botës, kampionët në fuqi të Evropës dhe kampionët e botës në vitin 2014”.
“Pyes veten se si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë, por ndoshta më e drejtë që ndodhi kështu”, përfundon Mbappe.