Mbi 400 viktima nga Ebola/ OBSH nis trajtimet eksperimentale

Share

Epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos vijon të përhapet me ritme shqetësuese, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 438.Autoritetet shëndetësore konfirmuan gjithashtu një rast të ri në qytetin e madh të Kisanganit, rreth 600 kilometra larg epiqendrës së shpërthimit, duke shtuar frikën për zgjerimin e mëtejshëm të virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila e ka shpallur situatën emergjencë shëndetësore me shqetësim ndërkombëtar, njoftoi se ka nisur provat klinike të dy trajtimeve eksperimentale kundër virusit.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit