Skuadra e Milanit do të jetë pa sulmuesin Zllatan Ibrahimoviq në ndeshjen kundër Liverpoolit që zhvillohet të mërkurën mbrëma në “Anfield Road” në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Mediumet italiane kanë raportuar se Ibra nuk do të jetë në gjendje të luajë në këtë ndeshje për shkak të një problemi në tendinën e akilit. Në fakt, sulmuesi u kthye te Milani pas lëndimit të gjurit vikendin e shkuar në fitoren ndaj Lazios (2:0), në të cilën kontribuojë me një gol.
Në vend të Ibrahimoviqit, titullar te Milani për duelin kundër Liverpoolit, do të jetë sulmuesi francez Olivier Giroud.