Mimi Kodheli tregon pse votoi kundër Bledi Çuçit dhe Milva Ekonomit

albnews
By
1 Min Read

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u votuan edhe emërimet e dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë.

Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi u votuan me 97 voto pro dhe 4 kundër.

Ajo që vihet re është se në emrat e deputetëve në parlament që votuan kundër është edhe  Mimi Kodheli.

Po ashtu kundër ka votuar edhe Adriatik Alimadhi, Korab Lita dhe Zef Shtjefni.

Më pas edhe vet Mimi Kodheli e ka konfirmuar vet se ka qenë lapsus, ku u shpreh se: Kam qënë pa syze. Lapsus!

Share This Article