Mundësi punësimi/ Gjermania hap derën për emigrantët, miratohet ligji i ri

 15,616 total views,  2 views today

Parlamenti gjerman ka miratuar ndryshimet e ligjit mbi migracionin.

Është propozuar që t’u ofrohet mundësi azilkërkuesve që jetojnë 5 vite e më tepër në Gjermani si dhe punëtorëve me kualifikime për të marrë një leje të përhershme qëndrimi.

E drejta e qëndrimit duhet të ofrojë perspektivë për emigrantët e mirë-integruar që jetojnë në Gjermani prej disa vitesh pa status të sigurtë, por edhe nxit më tepër emigrimin drejt Gjermanisë.

Kushdo që ka jetuar në vend për pesë vjet deri më 31 tetor 2022 dhe nuk ka kryer krim, duhet t’i jepet 18 muaj afat për të përmbushur kërkesat për qëndrim afatgjatë – kjo përfshin njohjen e gjermanishtes dhe sigurimin e jetesës së tyre.

Gjermania është në një krizë për punëtor dhe me këtë ligj do të përfitojnë më shumë se 136 mijë njerëz, për të vijuar jetesën e tyre.