Muriqi e heq Lazion nga rrjetet sociale

 122 total views,  1 views today

Vedat Muriqi do të largohet nga Lazio. Largimi i sulmuesit kosovar pritet shumë shpejt të zyrtarizohet këtë muaj. E këtë e konfirmon edhe fakti se sulmuesi i Kosovës tashmë ka vendosur të mos e ndjek skuadrën me të cilën ka kontratë deri në vitin 2025.

Mediat italiane kanë raportuar se kryeqytetasit janë duke kërkuar skuadër të re për lojtarin.

Për sulmuesin shtatlartë është spekuluar se mund të rikthehet në Turqi te Fenerbahçe.

Por së fundmi, interesim ka shprehur edhe West Brom wich Albioni që garon në Championship.

Ekipi anglez thuhet se e sheh sulmuesin si përforcim ideal për t’i arritur të rikthehet në Premier League.

Muriqi ka dështuar të tregoj aftësitë e tij te Lazio. Këtë sezon nuk ka shënuar asnjë gol. Ka luajtur vetëm 206 minuta në Serie A.