Nuredin Dumani hetohet për 10 vrasje

albnews
By
1 Min Read

Përveç akuzave për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia dhe miqve të tyre Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza, Nuredin Dumani do të hetohet nga SPAK edhe për 6 vrasje të tjera.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-mikun e tij Talo Çela ka ekzekutuar Endrit Alibejn, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.

Dumani dyshohet për vrasjen e Andi Zylyfit, Kevi Bahos dhe Bujar Çelës. Këto ngjarje po hetoheshin nga prokuroria e Elbasanit, por kjo e fundit një javë më parë shpalli moskompetencën.

Prokurori Kreshnik Ajazi konstatoi se Çela e Dumani kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe për këtë dosja u përcoll në SPAK, ku dosja do të hetohet nga Altin Dumani.

Share This Article