Pamje të rënda/ Humbet në bilardo, vret 7 personat që e tallën

albnews
By
1 Min Read

Një video tragjike nga Brazili është publikuar nga media amerikane Neë York Post.

Nga pamjet shihet një burrë i armatosur i cili hap zjarr ndaj disa personave të cilët ndodheshin në ambientete e një bilardoje.

Media amerikane shkruan se gjithçka nisi kur dy autorët e sulmit humbën një lojë në bilardo dhe të pranishmit nisën të qeshnin.

https://youtube.com/watch?v=xKwvcb9fai0

Njëri prej tyre ka marrë armën dhe ka nisur të qëllojë ndaj personave që po pinin kafe në lokal.

Si pasojë e të shtënave, humbën jetën 7 persona, mes tyre dhe një vajzë 12-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Sinop City, në shtetin e Mato Grosso, të martën.

Sipas policisë vendase, njëri prej autorëve kishte luajtur një lojë bilardo me një prej viktimave dhe kishte humbur rreth 4,000 reai, rreth 640 £.

Ai u kthye me shkokun e tij, por humbi përsëri. Poshtërimi dhe refuzimi për të paguar bëri që autorët të masakrojë pothuajse të gjithë të pranishmit.

Share This Article