Përparim Rama iu përgjigjet kritikuesve: Jam kandidat i LDK-së

albnews
By
1 Min Read

Paraqitja e parë televizive e kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama nxiti reagime në opinionin publik dhe në disa ish-ministra të LDK-së.

Pasi Rama deklaroi në Rubikon se “Unë jam apolitik. Nuk jam i anëtarësuar në LDK, por do garojë kandidat i saj”, ish-ministri Zharku i është përgjigjur në mënyrë indirekte me një status në Facebook.

“Une jam partiak. Une jam LDK”, ka shkruar Zharku në Facebook.

Nuk ka vonuar shumë dhe kandidati i LDK-së ka bërë një sqarim në Facebook.

“Unë jam kandidat i LDK-së. Jam pjesë e LDK-së në këtë garë. Garoj bashkë me listën e asambleistëve të LDK-së; shtëpisë politike të Republikës së Kosovës.

Do të jem Kryetar i të gjithë qytetarëve të Prishtinës pa anime politike por me vizion të fortë e të qartë për Kryeqytetin, qytetin e të gjithëve”, ka shkruar Rama në Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fperparimrama%2Fposts%2F10158294918150838&show_text=true&width=500
Share This Article