Premier League/ Garë e ashpër, Aston Villa i “vë flakën” zonës Champions

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aston Villa ka marrë fitoren e katërt rresht në Premier League dhe i ka dhënë fund ecurisë pozitive të Newcastle. Ekipi i drejtuar nga Unai Emery ka fituar 4-1 në “Villa Park” ndaj “Qymyrxhinjve”.

Serinë e golave e hapi Olli Watkins pas 35 sekondave lojë, i cili shënoi pas asistit të Tielemans. Newcastle barazoi shifrat me Schar në minutën e 17-të, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga Harvey Barnes. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1.

Në pjesën e dytë erdhi “shpërthimi” i vendasve që shënuan edhe tre herë të tjera me Maatsen 64′, autogol i Burn 73′ dhe Onana me një gol të bukur në minutën e 75-të.

Pas kësaj fitoreje, Aston Villa renditet në vendin e gjashtë me 57 pikë, po aq sa Nottingham Forest i vendit të pestë, por që ka një ndeshje më pak. Newcastle mbetet në vendin e tretë me 59 pikë. Kujtojmë që Premier League do të dërgojë 5 ekipe në Champions League për sezonin e ri.

Share This Article