Putin mbledhje me Këshillin e Sigurisë së Rusisë, në mesin e temave edhe Ballkani

albnews
By
1 Min Read

Zëdhënësi i Kremlinit, theksoi se në mbledhje është trajtuar edhe gjendja në Ballkan dhe në lindjen e Ukrainës

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka biseduar për Libinë me Këshillin e Sigurisë së Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, në deklaratën për gazetarët, tregoi se Putin në mbledhjen e mbajtur me anë të video-konferencës, me anëtarët e këshillit po bisedon mbi gjendjen në Libi me theksin se nuk ka alternativë tjetër përpos paqes.

Peskov, theksoi se në mbledhje është trajtuar edhe gjendja në Ballkan dhe në lindjen e Ukrainës.

Share This Article