Reali merr pozitën e parë në La Liga

albnews
By
1 Min Read

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, kësaj radhe ndaj Rayo Vallecanos.

Toni Kroos shënoi golin e parë në minutën e 14-të të ndeshjes. Në të 38-tën, Benzema e dyfishoi epërsinë pas asistimit fantastik nga Alaba.

Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i ngushtimit të rezultatit në minutën e 77-të nga Radamel Falcao.

Me këtë fitore, Real Madridi merr primatin në tabelë me 27 pikë, dy më shumë se Real Sociedad.

Në anën tjetër, Rayo Vallecano mbetet i gjashti me 20 pikë. 

Share This Article