Reali merr vetëm një pikë në “Santiago Bernabeu”

 84 total views,  1 views today

Reali ka marrë vetëm një pikë në shtëpi, duke barazuar 0-0 me Osasunën.

Tjetër ndeshje në Santiago Bernabeu për t’u harruar për Real Madridin.

Të besuarit e Carlo Ancelittit barazuan 0-0 me Osasunën.

Reali dominoi takimin nga minuta e parë deri në atë të 90’, por kurrsesi nuk krijoi shumë raste të rrezikshme për ta dërguar topin në rrjetë.

Reali kështu nuk e shfrytëzoi gabimin e Sevillës, duke mbetur kështu në kuotën e 21 pikëve, aq sa ka edhe Sevilla, e po ashtu edhe Betisi me Real Sociedadin.