Shtëpia e Bardhë: Pezullimi i marrëveshjes së grurit nga ana e Rusisë, pasoja për miliona njerëz

albnews
By
1 Min Read

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se pezullimi i marrëveshjes së drithit në Detin e Zi nga ana e  Rusisë do të përkeqësojë sigurinë ushqimore dhe do të ketë pasoja për miliona njerëz.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adam Hodge, tha në një deklaratë për mediat se “i bëjmë thirrje qeverisë së Rusisë që të ndryshojë menjëherë vendimin e saj

Ndërkaq, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ka thënë se duhet bërë gjithçka në mënyrë që korridori i eksportit të grurit në Detin e Zi të vazhdojë të funksionojë.

 “Edhe pa Federatën Ruse, duhet bërë gjithçka që ne të mund të përdorim këtë korridor të Detit të Zi. Ne nuk kemi frikë,” citoi deklaratën e Zelenskyt, zëdhënësi Serhiy Nykyforov.

 “Na kontaktuan kompani, pronarë anijesh. Ata thanë se janë të gatshëm, nëse Ukraina i lë të shkojnë, dhe Turqia vazhdon t’i lejojë të kalojnë, atëherë të gjithë janë të gatshëm të vazhdojnë furnizimin me grurë”, u shpreh zëdhënësi Serhiy Nykyforov.

Share This Article