Sulmet iraniane me dron në Emiratet e Bashkuara Arabe, merren masa për sigurinë! Mësim online në shkolla

albnews
By
1 Min Read

Shkollat ​​në Emiratet e Bashkuara Arabe po kalojnë në mësim online pas sulmeve të përsëritura iraniane që shënjestruan vendin e Gjirit Persik.

Ministria e Arsimit e Emirateve tha në një deklaratë se shkollat ​​dhe çerdhet do të operojnë nga distanca nga e marta deri të premten nga shqetësimi për sigurinë e nxënësve dhe të gjithë atyre që punojnë në sektorin e arsimit.

“Situata aktuale do të rivlerësohet të premten, më 8 maj 2026, nëse ka nevojë për zgjatjen e periudhës”, shtoi ministria.

Shumë shkolla dhe universitete në Gjirin Persik përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe kaluan në mësim online kur shpërtheu lufta në fund të shkurtit. Katari urdhëroi të gjitha shkollat ​​dhe universitetet të kalonin në mësim në distancë që në ditën e parë të luftimeve.

Share This Article