Tornado e fuqishme godet Wuhanin

albnews
By
1 Min Read

Të paktën një person ka humbur jetën dhe mbi 60 tjerë janë lënduar, pasi dy tornado të ndryshme sot kanë goditur Kinën, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Sinhua.

Në Wuhan, provincën qendrore Hubei, janë zhdukur gjashtë persona e 41 tjerë janë hospitalizuar – pasi që tornadoja goditi lagjen Caidian, transmeton Telegrafi.

Tornadot kanë shkaktuar erëra të forta duke shkulur pemë dhe shembur shtëpiza të vogla afër vend punishteve.

https://twitter.com/qingyanjiejie/status/1393232123591467010?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1393232123591467010%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftornado-e-fuqishme-godet-wuhanin-ererat-moren-vete-gjithcka-qe-u-dilte-perpara-raportohet-per-nje-te-vdekur-dhe-dhjetera-te-lenduar%2F

E një tornado tjetër goditi qytetin Sudzou në provincën Diangsu në lindje të Kinës, duke ia marrë jetën një personi dhe lënduar 21 tjerë – ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Erërat dëmtuan edhe trafot që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike – e hiq më mirë nuk kaluan as disa fabrika ku objekte të shumta u shkatërruan në qytetin Sengze.

Share This Article