Tragjedi në fluturimin nga Tirana për në Britani, VDES pasagjeri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje tragjike ndodhi të dielën mbrëma, kur një burrë humbi jetën në bordin e një avioni që po fluturonte nga Tirana në drejtim të Mançesterit.

Fluturimi i Ryanair ishte detyruar të devijonte drejt Londrës Stansted për shkak të një emergjence mjekësore.

Sipas mediave britanike, burri, i cili nuk është identifikuar ende dhe mosha e tij nuk është konfirmuar, u shpall i vdekur në vendngjarje.

Fluturimi ishte nisur nga Tirana dhe kishte kaluar mbi Itali, Zvicër dhe Francë, para se të ulej në aeroportin Stansted.

Shërbimi i Ambulancës Lindore të Anglisë bëri të ditur se, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, burri kishte vdekur në avion

. Aeroporti i Londrës Stansted po ashtu konfirmoi devijimin e fluturimit në orët e pasdites për shkak të emergjencës. Ryanair nuk ka dhënë ende një koment mbi ngjarjen

Share This Article