Turqia lëshon urdhërarreste për mbi 1112 ndjekës të Gulenit

 49 total views,  1 views today

Prokurorët turq lëshuan urdhërarreste për 1112 persona, të dyshuar për lidhje me klerikun fetar turk, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016.

Të dyshuarit kërkohen në Ankara dhe në 75 provinca të tjera.

Qeveria turke e akuzon Gulenin për përpjekje për të depërtuar në institucionet kryesore shtetërore, duke përdorur si taktikë, mes tjerash, mashtrimin në provimet publike.

Mbi 30 muaj pas puçit të dështuar në Turqi, autoritetet vazhdojnë të shënjestrojnë ndjekës të dyshuar të Gulenit.

Rreth 77,000 njerëz janë arrestuar dhe rreth 130,000 të tjerë janë shkarkuar nga puna shtetërore që nga ajo kohë.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje