Viti 2020 në Tiranë pritet në mënyrë festive

albnews
By
1 Min Read

Viti i Ri troket edhe në Shqipëri.  

Shqiptarët kremtojnë ndërrimin e viteve, ndërsa akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2019. Duke shpresuar të jetë më i mbarë, shqiptarët por edhe e gjithë bota festojnë në mënyra të ndryshme.

Si çdo vit nuk mungoi mesazhi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por edhe koncerti festiv me yjet shqiptarë të muzikës.

Ndryshe nga vitet e tjera, Veliaj ia kushtoi fjalën e tij të prekurve nga tërmeti dhe solidaritetit të treguar mes shqiptarëve

Edhe në qytetet e tjera të vendit mbizotëronte atmosfera festive, për një natë të veçantë, siç është ajo e ndërrimit të viteve./RTSH/

Share This Article