Vogel e Weber: Lajçak i dështuar, BE gabon nëse e zgjedh emisar të dialogut Kosovë-Serbi

albnews
By
1 Min Read

Dy ekspertët gjermanë të cilët janë edhe njohës të rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Toby Vogel dhe Bodo Weber, thonë se do të jetë zgjedhje e tmerrshme, nëse kryediplomati sllovak, Miroslav Lajcak, do të emërohet si emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Një gjë të tillë dy anëtarët e Democratiaztion Policy Council e kanë thënë përmes një shkrimi të përbashkët në “EUobserver”.

Sipas tyre nuk do të jetë e mirë që me procesin e negociatave Kosovë-Serbi të merren dy zyrtarë të lartë të BE’së  qe vijnë nga shtete të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Lajçak nga Sllovakia dhe Përfaqësuesi i Lartë të BE’së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borell, që vjen nga Spanja.

Përveç kësaj, dyshja gjermane thonë se Lajçak në bagazhin e tij politik në Ballkan ka vetëm dështime politike.

Share This Article