Arijanet Muriçi deubuton te Nottinghami

albnews
By
1 Min Read


Portieri kosovar, Arijanet Muriçi, e zhvilloi sonte ndeshjen e tij të parë për klubin e ri, Nottingham Forestin.

Këtë rrugëtim, 20-vjeçari e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, me fitore dhe duke e mbajtur portën e paprekur.

Nottingham Foresti shënoi fitore me rezultat 3:0 në ndeshjen kundër Atromitos Athens, e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit të Peristerit në Greqi.

Katër ditë më parë u zyrtarizua kalimi i Muriçit nga Manchester City në Nottingham si i huazuar për një sezon – sezonin 2019/20. Pikërisht në të njëjtën ditë u bë e ditur se kosovari ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me kampionin e Anglisë.

Share This Article