Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka zhvilloi një takim në fshatin Derven me banorët e zonës.
Paloka tha se “në këto 8-vite më shumë se ju, nuk e ka provuar askush qeverisjen e keqe. Me këtë do të përballemi me 25 prill, me këtë qeveri, të gjithë kemi mundësinë t’i themi ndal të keqes, e keqja ka një emër, është Edvin Rama”.
Ai tha se “çdo ditë kemi paraqitur pjesë të programit të plotë. Dy nga pikat e këtij plani janë për ju si zonë e prekur nga tërmeti, e cila e ka problem imediat”.
Paloka përmendi kontratat dhe akt-marrëveshjet e OSHEE, të cilat i quajti kontrata skllavërie, për të cilat njerëzit duhet të paguajnë edhe kur nuk kanë para.
Ai premtoi se këto kontrata do të fshihen sapo PD të vijë në pushtet dhe se askush nuk do të ketë detyrim të paguajë “borxhe që shtohen borxh pas borxhi”./ATSH/