Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Abdixhiku: U dakordësuam për bashkëpunim me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit

albnews
By
2 Min Read

 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka rënë dakord me Vjosa Osmanin në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit që do të zhvillohen në Kosovë. Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së dhe kryetarëve të degëve të kësaj partie, Abdixhiku tha se anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve janë informuar për procesin e deritanishëm të diskutimeve.

Ai theksoi se në mbledhje ka pasur dakordim për ta çuar përpara idenë e garimit të përbashkët me Osmanin. Abdixhiku u shpreh se LDK-ja do ta thërrasë këtë të shtunë Këshillin e Përgjithshëm të partisë, për të finalizuar të gjitha çështjet që lidhen me pjesën përgatitore zgjedhore.

“U dakordësuam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar të gjitha çështjet që lidhen me pjesën përgatitore zgjedhore. Pikë e veçantë e këtij takimi ishte edhe natyrisht bashkimi i madh për të cilin po flasim e për të cilin jemi angazhuar.

I njoftova edhe kryesinë edhe kryetarët e degëve me procesin e deritanishëm. Votuam dhe u dakordësuam që të formalizojmë tani e tutje, në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Më jepni edhe disa ditë t’i finalizoj diskutimet edhe me zonjën Osmani, për të përfunduar në një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.” u shpreh ai.

Share This Article