Trupat e FSK-së dhe ushtrisë amerikane arrijnë në Kuvajt

albnews
By
1 Min Read

Kanë arritur në Kuvajt trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me ushtarët amerikanë.

Ministria e Mbrojtjes ka uruar për këtë arritje duke thënë se trupat e FSK-së do ndihmojnë për forcimin e aftësive, për të mbrojtur veten dhe “duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët tanë amerikanë”.

“Kosova po kontribuon për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MB-së.

Ky kontingjent ka shkuar për misione paqeruajtëse.

Share This Article